Erjon Braçe vijon debatin e tij në Fb.
Deputet socialist i është përgjigjur Sali Berishës, si dhe disa socialistëve, të cilët sipas tij janë po ata të 2001-shit.
Berisha lëshoi dje alarmin se Rama po kërkon të bëjë anëtarë partie çdo punonjës të administratës publike, por Braçe e sqaron: “Edhe nje here tjetrer per ‘diten e punes ne PS’; Per te shqetesuarin e madh, Sali Berishen; Jo Sali, nuk do bejme anetar partie cdo nepunes te administrates; shumica e tyre vazhdojne te jene me ty dhe anetare te Partise tende!
Do bejme anetar partie cdo socialist qe ishte me ne ne zgjedhje edhe pa qene anetar partie; e duam kontributin e tyre jo vetem ne fushate, por cdo dite ne partine tone!!
Natyrisht, per te bere kete, NUK DO TE MARRIM LEJE TY!”.
Më pas ai iu është përveshur socialistëve: “Per te shqetesuarit e tjere qe me cpo lexoj jane po te njejtet e 2001-shit; Ishte teresisht absurde teza e atehershme, e ricikluar sot; Fituesi ne popull eshte humbes ne Parti!! Apo me keq, sterteza; Fituesin nuk e percakton populli por nje grusht njerezish ne Parti!! Natyrisht, ky debat edhe mund te qendroje, por jo vetem 20 dite pas zgjedhjeve ne popull dhe fitores atje, per me teper kur edhe partia e mendon keshtu!!”, – shkruan Braçe.
Por në arsyetimin e tij ka dy gabime logjike, që Braçe ose i bën me naivitet ose qëllisht.
E para, Rama nuk ka dy javë që nuk i nënshtrohet votimit në parti, por 2 vjet, sepse sipas statutit të PS kryetari zgjidhet çdo 4 vjet dhe ai është zgjedhur për herë të fundit më 2009.
Dhe e dyta, nëse do e konfirmojë apo jo partia, apo nëse e do apo jo partia, këtë mund ta tregojë vetëm votimi dhe jo Braçe.
Kjo është esenca e demokracisë; zgjedhja.
Së fundi, edhe Margaret Theçer u mandatua për herë të tretë në Britaninë e Madhe si kryeministre, por më pas partia e saj e rrëzoi me votim të brendshëm si kryetare….