Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Oficeri dixhital”-Berishës: “6,2 ton droge te djemve te Arta Dades”

$
0
0

berisha1Sali Berisha shkruante sot në profilin e tij në Facebook se ishte informuar nga një “oficer dixhital” se “6,2 ton droge te sekuestruara ne Nivice, ishin te Artan Çeços dhe dy Dabulleve, djemve te Arta Dades”, pra sipas Berishës të “Hakmarrjes per Drejtesi”.

Berisha nuk e ka  bërë të ditur emrin e infrormaorit dhe ndaj ky burim nuk mund të verifikohet lidhur me besueshmërinë e tij.

Sidoqoftë ish-kryeministri përcillte në profilin e tij në Facebook thashethemin e mëposhtëm:

“I nderuar zoti Berisha jam inspektor policie ne drejtorine e antidroges ne drejtorine e pergjitheshme te policise dhe dua te ju njoftoje se 6,2 ton droge e thare(kanabis)qe u sekuestruan gjate operacionit te datave 16-17.10.2015,ne Nivice te Tepelenes ishte e Artan Çeços djalit te Makbule Çeços dhe e Dabullve djemeve te deputetes Arta Dade. Ministri yne dhe drejtori i pergjitheshem i policise Qato kane urdheruar sipas tyre me porosi nga larte te mos behen publik emrat e pronarve te droges,mbasi jane te familjeve te njohura me funksione te larta ne politike.Po keshtu ndaj tyre gjer sot qe po ju shkruaj mesazhin nuk esht ndermarre asnje hetim,pra thjesht duan te mbyllin dosjen e tyre.Te tre keta individ ju njoftoj se ishin njekohesisht te perfshire fort ne ceshtjen e kokaines ne Xibrake.Kolubianet e Xibrakes ne Tirane i sterhonte ne hotelin e tije Artan Çeço,kurse Dabullet u tha se kishin si detyre sigurine e tyre gjate udhtimit per ne Elbasan!

Njelloj si tani edhe ne kete çeshtje u mbrojten po nga policia me urdher nga lart dhe ndaj tyre nuk u muar asnje ndjejkje,emrat e tyre u fshine nga dosja.Ju dergova kete informacion me deshiren time qe ju ta beni publike duke ruajtur anonimatin per arsye se kjo mund te me kushtoj edhe jeten,me shume respekt per ju,A.P”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143