Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Mziu iu jep mend amerikanëve për ujin, 70% e Kamzës nuk ka

$
0
0

Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë kamëz shkruan në Facebook se ai e përfaqëson çdo vit Kamzën në një konferencë ndërkombëtare për cilësinë e ujit të pijshëm, e cila zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thekson me krenrai se në këtë konferencë shkëmbehen përvoja midis delegacioneve nga shtete e qytete nga e gjithë bota, që me anë të leksioneve, seminareve, vizitave në ekspozitë dhe forumeve të ndryshme që organizohen, tregojnë arritjet dhe sukseset e tyre.

Sipas tij Kamza është përfaqësuar denjësisht në këtë ngjarje të rëndësishme botërore të përvitshme. Delegacionet e Bashkisë e kanë shfrytëzuar këtë konferencë si rast i shkëlqyer për të paraqitur edhe sukseset e Kamzës në lidhje me shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, në lidhje me kërkimin, hulumtimin, trajnimin dhe zgjedhjen e teknologjive të reja në këtë fushë.

Por situata e Kamzës në të vërtetë duket krejt ndryshe.

Në një prononcim të tijin që duket mëse i besueshëm, Safet Gjici e paraqiste si më poshtë tabllonë reale të Kamzës: “Mbi 70% e lagjeve nuk kanë ujë dhe familjet paguajnë fatura. Me këtë projekt që paraqiti Mziu ka marrë vota për 8 vjet me rradhë dhe nuk e bëri asnjëherë. Kudo që kam vajtur nuk ka rrjet ujësjellësi dhe kanalizimesh. Banorët furnizohen me bote dhe paguajnë faturat e ujit të pijshëm”. Ai e bëri këtë deklaratë në prani të Mziut, i cili nuk e kundërshtoi.

Gjici në debatin që patën dy kandidatët në Tv, i shtoi edhe më shumë akuzat për problemet me ujin në Kamëz, kur tha: “Ky ka vilën moderne dhe ka ujë për veten e vet. Të shkosh në Kamëz pa vilë dhe të bëhesh me vilë dhe të marrësh ujë vetëm për vete, është e papranueshme”.

mzi

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143