Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Takimet me bazën në Elbasan, Rama nuk fton Ben Blushin

$
0
0

rama-blushi-tahiriDeputeti socialist i Elbasanit, Ben Blushi, nuk është ftuar nga Kryeministri Rama, në takimin e parë të bashkëbisedimit mes zyrtarëve të lartë të PS-së me bazën e saj.

Në takim merrnin pjesë ministra, deputetë të qarqeve Elbasan dhe Korçë, kryetarë bashkish nga të dy qarqet dhe drejtorë rajonalë të administratës publike.

Prej kohësh tashmë, deputeti Ben Blushi, ka qenë politikani më kritik brenda PS-së dhe pavarësisht se disa ditë më parë, Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, tha se, Blushi nuk do të përjashtohet pasi ruan linjën partiake në Kuvend, mesa duket, nuk do të ketë mundësinë të dëgjojë bazën e PS-së.

Vendimi për të nisur një komunikim të hapur dhe të gjerë me bazën e partisë dhe me elektoratin më gjerë u mor javën e kaluar, në takimin që Kryeministri Rama zhvilloi me grupin e punës që merret me strategjinë elektorale të PS-së, për zgjedhjet e 2017-s, për të cilat kjo parti ka vendosur disa objektiva: si shtimi i numrit të anëtarësisë në 150 mijë, por dhe organizimin e kongresit zgjedhor në muajin janar 2016.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143