Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj ka qenë i vetmi zë kritit brenda mazhorancës lidhur me emërimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë në vend të Nasip Naços.
“Doreheqja e Ministrit te Drejtesise i hap rruge mundesise se rifreskimit dhe ndryshimeve ne Qeveri. Ministri i Ri i Drejtesise duhet te jete nga radhet e PS, sepse kjo eshte partia me e madhe e koalicionit qeverises e keshtu rezultati i Reformes ne Drejtesise do te kishte legjitimitetin e duhur edhe ne kendveshtrim demokratik”.
Në këtë mënyrë Ndocaj mban një qëndrim në vijë me atë të Shteteve të Bashkuara të Amertikës dhe të Bashkimit Europian, që e kërkojnë me ngulm reformën në drejtësi.