Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ikin drejtorët e LSI-së në Gjirokastër. Rama kundër Metës?

$
0
0

tmp_24476-meta-dhe-rama-e1431336501251948743987Një ditë pasi Ilir Meta iu imponua Ramës me një ministër të ri Drejtësie, duket se sikur kryeministri po “hakmerret” ndaj aleatit të tij, por tashmë në nivel lokal.

Së fundmi janë shkarkuar dy drejtorë rajonal të LSI-së në Gjirokastër, bashki e cila u fitua nga kjo parti në zgjedhjet e fundit.

U shkarkua drejtori i Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, Armand Mamani. Pas inspektimit të realizuar ditët e fundit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë spital, ministri Ilir Beqja, ka urdhëruar shkarkimin e Mamanit.

Në vend të tij, me një shkresë të mbërritur sot në spital, komandohet drejtor Roland Karalli, mjek kirurg dhe krytar Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Karalli është përfaqësues i PS-së.

Po kështu raportohet edhe për dorëheqje të drejtorit të Tatimeve, Krenar Kulla, i njohur si një prej njerëzve të afërt të Vangjel Tavos. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes. Në vend të tij është komanduar Mehmet Cenaj.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143