Në Parlament ka të ashtuquajtur të majtë e të ashtuquajtur të djathtë, por po t’i shohësh nga mënyra se si vishen dhe nga veturat me të cilat udhëtojnë deputetët tanë është e vështirë të bësh dallime mes tyre.
Lideri laburist në Britani Jeremy Corbyn, për nga veshja dhe mënyra e transportit është një i majtë në kuptimin e vërtetë vtë fjalës. Një nga ata persona që përveç pagës nuk ka asgjë tjetër dhe kjo pasqyrohet edhe në veshjet dhe stilin modest të jetës që bën.
Por vështirë se kjo mund të shihet te të majtët shqiptarë.
Ata duken edhe më “borgjezë” se të djathtët.
Sfilata e modës nuk mungoi edhe sot.