Fjalimi i Ben Blushit në Kuvend sot është ndër lajmet më të lexuara dhe të komentuara në shumë portale.
Por Blushi është ‘ylli’ i ditës edhe në Panairin e Librit.
Libri i tij, “Kandidati”, vazhdon të jetë një sukses i vërtetë.
Qindra njerëz janë mbledhur pranë stendës së UET Press për të marrë librin me autograf nga Blushi.
Mes tyre edhe dy socialistët e vjetër, ish-deputeti i Elbasanit, Ndriçim Hysa dhe ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa.