Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Avokati i Popullit kërkon konsultim të gjerë publik për p/ligjin e pronave

$
0
0

totozaniAvokati i Popullit, si garant i mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, ka njoftuar se së fundmi është njohur me përmbajtjen e disa varianteve të projektligjit që Ministria e Drejtësisë ka përgatitur “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Sipas tij “Pas një analize të kujdesshme të përmbajtjes së tyre, si dhe takimit me grupet e interesit (pronarët) Avokati i Popullit ka përgatitur vërejtje dhe sugjerime, që lidhen me respektimin në thelb të konceptit të së drejtës së pronës dhe kryerjes së një procesi të rregullt dhe ligjor, përsa i takon kthimit dhe kompensimit të saj, tek pronari. Këto vërejtje dhe sugjerime tonat duhet të paraqiten pranë Kuvendit të Shqipërisë, përkatësisht Komisionit për Çështjet Ligjore , Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut, në një seancë dëgjimore të kërkuar prej Avokatit të Popullit, me shkresë zyrtare, që mban datën 09.11.2015”, – bëhej e ditur në njoftim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143