Eduart Ndocaj deri disa kohë më parë e akuzonte Edi Ramën për mosmirënjohje dhe se i kishte kthyer shpinën, në një moment kur procesi i marrjes së mandatit të deputetit për Ndocajn dukej se kishte ngrirë.
Por tashmë që Ndocaj ka shkelur në Parlament, duket se situata ka ndryshuar.
Deputeti i qarkut të Lezhës, i cili njihet ndryshe edhe si “Deputeti Kauboj”, për shkak të kapeles që mban në disa raste, është parë sot përkrah Edi Ramës, duke konfirmuar se radhët e socialistëve në kuvend janë rikompaktësuar.
“Eduart Ndocaj ishte ne takim me qytetaret sot ne Dajq!”, shkruhej në profilin ne deputetit në Fb, a thua se ishte ky lajmi i vërtetë dhe jo prania e kryeministrit krah tij.
Nderkohe, menjehere me pas Ndocaj ka postuar edhe nje fotografi me Arjan Çanin, i cili me sa duket nuk e ka lene qe t’i ike nga “kthetrat” Ndocaj, ne kete moment kur po terheq nje audience te madyhe mediatike.
Ne fakt, Ndocaj ka njoftuar se sot ne mbremje do te jete i ftuar ne emisionin e tij.