Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Basha e ka me shumë socialistë dhe vetëm një ministër të LSI

$
0
0

bashaKryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh sot se “Partia Demokratike ka mbështetur dhe e mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e tregtarëve në Tiranë, Fier, Korçë, Shkodër e kudo tjetër. E mbështes sepse është një protestë e drejtë e njerëzve që po detyrohen për bukën e gojës së fëmijëve të tyre, t’i kthehen mjetit të fundit demokratik që është protesta, ngritja e zërit për të drejtën e tyre”.

Sipas Bashës “73 mijë qytetarë sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve kanë humbur vendet e punës vetëm gjatë muajve shtator –tetor të këtij viti. 73 mijë familje kanë humbur, me gjasa të vetmin të punësuar, bukën e gojës së fëmije për shkak të gjobave, për shkak të taksave të rritura, për shkak të korrupsionit, për shkak të arbitraritetit të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Në vetëm dy muaj kemi 73 mijë të papunë me shumë, vetëm në një vit kemi 100 mijë azilkërkues në Europë, 200 mijë aplikime për Lotarinë Amerikane.”

Kreu i PD e shtoi tonin e akuzave kur shënjestroi shumë socialistë si shkaktarë për këtë situatë por vetëm një ministër të LSI: “Këto nuk i shohin Edi Ramës dhe Ilir Metës se gjithë këto ditë kanë bërë ecejaket sa nga zyrat e tyre te zyra e Mehmet Shehut,sepse kanë preokupimin si të ruajnë vendet e tyre të punës, të ruajnë garnizonet e hajdutëve që i janë vërsulur pasurive publike. Të ruajnë Damianët, Gjiknurët, Haxhinastot, Tahirët, Beqët, Kodhelët, Kokëdhimët. Ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës dhe Ilir Metës”, – tha Basha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143