Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nëpërmjet një postimi në rrjetete sociale, ka shfaqur një lajm të botuar në media, ku sqarohet nga raporti i ekspertëve se zjarri i rënë në laboratorët e kriminalistikës në Tiranës, disa ditë më parë, ishte një aksident.
Në këtë pikë ministri mngriti pyetjen: “Tani qe ekspertiza thote se zjarri ishte aksident nga rrjeti elektrik, do kerkoj falje PD per 10 konferencat me akuza kunder meje per zjarrvenie te qellimshme?”.