Një një intervistë të dhënë për portalin Syri.net deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili është pyetur lidhur me aleancën me PS dhe nëse do të vazhdoj më tej bashkëpunimi PS-LSI edhe nga viti 2017 e tutje.
“Në zgjedhjet e vitit 2017-të për të cilat po më pyesni ju, ne kemi një aleancë të majtë, të cilës po i bëjmë shërbim sëbashku, PS-LSI, në mënyrë që kjo aleancë të ketë mundësi që atë që po ndërton me reforma të gjëra, sigurisht e kanë të domosdoshme edhe një mandat tjetër, sepse dy mandate formësojnë më mirë reformat, sepse shumë rezultate edhe nuk mund të lexohen sepse kriza e kohës është e tillë që ne të gjithë kërkojmë rezultate më të shpejta. Por reformat e mëdha i maturojnë rezultatet”, – është shprehur Vasili.
Sipas Vasilit “Kjo mazhorancë natyrisht që është në proces dhe po kalon prova të forta dhe sigurisht viti 2017-të do të jetë një mundësi e re që të provojmë veten. Domethënë ç’prodhuam në këtë gjë dhe ç’mund të prodhojmë në një mandat të ri. Kjo është logjika fiziologjike në natyrshmëri e kësaj çështjeje.”