Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në qeverinë socialiste Ylli Dylgjeri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, hedh dyshime të forta mbi kërcënimin në e-mailin e ministrit Tahiri.
Madje Dylgjeri me ironinë e tij therëse shkon deri aty sa, ngre dyshime për një e-mail fals nga ana e stafit të ministrit. Ja se çfarë shkruan Ylli Dylgjeri:
“Përshëndetje zoti Ministër,
Sipas porosisë, po ju nis teksin e mëposhtëm për redaktim. Ju lutem mendimi Juaj para se ta publikojmë në media.
Me respekt,
X…X
këshilltari për median.
Lol”,- shkruan Ylli Dylgjeri në postimin e tij në Facebook.