Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Fate Velaj nuk e duron dot faktin që fati i qeverisë varet nga Meta

$
0
0

fateKëshilltari i kryeministrit, Fate Velaj, flet për marrëdhëniet e Ramës me Ilir Metën në një intervistë për gazetën Dita. “Përsa i përket gjendjes politike në Shqipëri më duhet të them se unë nuk ndjehem mirë kur dëgjoj që nga Shqipëria dalin jashtë aq shumë lajme sa ç’nuk dalin dot as nga Kina. Nëse të gjitha ato që shkruhen janë realitet apo fiction këtë nuk jam në gjendje ta them mbasi më mungon dhe burimi i tyre, por përsa i përket atyre që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e qeverisë apo të koalicionit, më duhet të them se jo çdo gjë është në një udhëtim të butë e të qetë dhe këtu më duhet të them që në një koalicion të majtë, siç është ky në Shqipëri nuk duhet të ketë kaq shumë “kokëçarje” sa ka këtu mbasi kemi të bëjmë me marrëdhënie “nënë e bir” siç janë PS­LSI. LSI ka të drejtën t’i legjitimojë pritshmëritë e saj nga qeverisja për të cilën hyri dhe në koalicion, por ajo që mua më bën të më therin sytë e veshët janë momentet e përfolura në media nëse iku apo u rikthye Ilir Meta. Koalicioni ka bërë një marrëveshje 4 vjeçare të cilës duhet t’i qëndrojë deri në fund dhe të presë zgjedhjet e 2017­ës për t’u votuar nga populli, apo “sovrani” siç thotë Berisha. Aty e merr verdiktin kjo qeveri. Por, që populli i cili të vetmet burim informimi ka mediat të rrijë me zemër të ngrirë nëse vajti Rama te Meta apo erdhi Meta te Rama, nuk shkon kjo punë duke pritur të shohë tymin e bardhë të dalë nga Kuvendi apo Kryeministria e të dëgjojë herë pas here: “Habemus Meta”. Qeveria ka ndërmarrë disa reforma të cilat kanë pasur kosto si për popullatën, ashtu dhe vetë atë. Nëse do që këto reforma të vazhdojnë, duhet t’i lënë hamendësirat nëse ia vlen apo jo qëndrimi bashkë. Nëse jo, atëherë duhet të shpallin zgjedhjet e parakohshme”, thotë Velaj.

Kërkohen impulse të reja në qeveri. Ndoshta edhe nga elektorati, e keni menduar?

Përsa i përket impulseve të reja në qeveri unë kam qenë prej kohësh që ato duhen të bëhen, mbasi jo të gjithë anëtarët e qeverisë me bindin se janë të duhurit, por Ilir Meta duhet të japë impulse në ato ministri ku ai është përgjegjës si parti dhe jo të kërkojë impulse te ministritë që drejtohen nga Edi Rama. Atë e vendos Edi Rama nëse është i kënaqur apo jo nga ministrat e tij. Jo ngaqë do Meta ndryshime aty ku ai do, duhet dhe të bëhen.

Kjo është e njëjtë me atë që kur e pyeten ariun, “O Ari! Do bëhen goricat sivjet? Do bëhen se më hahen mua,­ tha Ariu”. Është sovrani ai që e vlerëson apo ndëshkon këtë qeveri sipas punës së kryer nga secili ministër. Mediat kanë rolin e tyre të jashtëzakonshëm në bërjen të njohur të zhvillimeve të saj dhe informimin e popullatës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143