Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Albana Vokshi padit Eduart Shalsin, i kërkon 70.000 euro

$
0
0

albana vkshiDeputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka paditur deputetin socialist Eduard Shalsi për shpifje.

Në kërkesën e saj për shkaktim dëmi jopasuror, Vokshi ka kërkuar një dëmshpërblim prej plot 70.000 eurosh.

Vokshi ka patur edhe në të kaluarën probleme gjyqësore me Shalsin, pasi e ka paditur edhe më parë deputetin socialist, kur ai ishte opozitar,  për akuzat e Shalsit se Vokshi kishte përfituar disa koncesione në emër të bashkëjetuesit të saj duke abuzuar me detyrën dhe duke ndikuar te kryeministri i atërhershëm Sali Berisha.

Ja detajet e çështjes civile Nr. 10538:

Gjykata e shkallës së parë

Nr. i Çështjes:             10538

Dt. e regjistrimit:         21.07.2015

Paditesit:                     Albana Vokshi

Te paditurit:                Eduart Shalsi

Lloji i Çështjes:           Padi Shkaktim Demi (Neni 608-654)

Baza Ligjore:               Neni 608 – 654

Objekti:                       Shperblim demi jopasuror ne vleren 70.000 euro

Statusi i dosjes:           Gjykim

Gjyqtari:                      Astrit Faqolli

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143