Dje dhe sot ka qenë dita e pyetjeve.
E nisi Erla Mëhilli, zëdhënësja e Berishës, e cila pyeste Ramën se çfarë do të marrin në këmbim firmat private që i meremetojnë herë pas here kryeministrinë.
Më pas, sot, qe vetë Rama që i pyeste demokratët se përse gënjejnë lidhur me arsimin e lartë, i cili sipas Ramës as nuk i shtrenjton tarifat dhe as nuk i ul kuotat e studentëve, përkundrazi i shton me mbi 20 mijë ato.
Dy-ditëshin e pyetjeve e ka mbyllur mbesa e Berishës, Dasara Malltezi, e cila shkruan një koment me jo pak ironi dhe mllef në profilin e saj ndaj socialistëve.
“Mir qe eshte vape e madhe, dhe as uje nuk ka… po 1 pyetje kisha”, – shkruan Dasara.
“ja vdiqet vape (apo keni komplikacione nga dehidratimi), do ‘rilindni’ kur t’iu sperkatin me uje partite?!”, – e mbyllte komentin studentja e degës së ekonomisë dhe autorja e një libri për problemet e maturantëve.