Kandidati për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka arritur të fitojë garën e radhës në Elbasan gjatë ditës së sotme.
Salianji mundi të sigurojë 159 vota sot, kundrejt 107 votave të kundërshtarit të tij direkt Belind Këlliçi.
Salianji në këtë mënyrë e ka ngushtuar diferencën me Këlliçin, i cili vazhdon të jetë gjithsesi në epërsi kur mungojnë edhe gjashtë gara.
Të dielën do të zhvillohet votimi i madh dhe përmbyllës i garimit tepër të ekuilibruar në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm në forumin e FRPD në Elbasan, iu bëri thirrje të rinjve demokratë që të votojnë pa ndikime.
“Elbasani sot ishte nje nga momentet me te veçanta jo vetem se jemi afer finishit dhe per pranine ne konvente te Kryetarit Lulzim Basha por edhe per shkak te besimit tuaj ndaj projektit tone per ristrukturimin e FRPD.
Neser jemi ne Durres, qytet qe kam pasur fatin dhe privilegjin te punoj ne nje gare te veshtirene 2015, kemi pasur nje beteje me bandat dhe parate e hedhura per deformimin e vullnetit te votuesve. E di mire qe te rinjte e FRPD Durres qe i jane bashkuar betejes ne 2015 me shume se kushdo kerkojne forcimin e forumit” – u shpreh Salianji pas fitores.