Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Majko rikthen “ndërlidhësit” në PS

$
0
0

pandiDeputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Pandeli Majko ka publikuar një foto me disa militantë socialistë sot, ku tregon se i ka hyrë seriozisht punës në bazë.

Ajo që shkakton habi është termi që përdor Majko për t’i identifikuar socialistët në foto.

“Sot, takimi i pare me nderlidhesat e komunitetit te Njesise 5. Urime te rinjve dhe te vjeterve ne nje pune qe kerkon vullnet dhe perkushtim njerezor”, – shkruante ai.

Mirëpo “ndërlidhja” është një seksion ushtarak, që përdoret për të garantuar komunikimin me radio e radarë.

Ky term merr konotacion edhe më famëkeq, po të kihet parasysh se gjatë komunizmit, “ndëlridhësit” jo rrallëherë janë përdorur nga “Shtëpia e Gjetheve” për të përgjuar qytetarët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143