Sali Berisha ka bërë dy denoncime të forta sot ndaj kryeministrit Edi Rama.
Së pari ai e ka lidhur mungesën e djeshme të Ramës në presidencë, me një tentativë të dështuar, sipas tij, për të korruptuar presidentin Nishani.
“Shqiptaret duhet ta dine se Edi Rama mori kete veprim, pasi ai deshtoi me turpin me te madh te korruptonte me nje dosje, ceshtje pronesie, te cilen ja ofroi presidentit nepermjet sekretarit te pergjithshem te mafjes shteterore E. Agaçi, akt te cilin presidenti e denoncoi ne organet perkatese.
Ne kete kontekst, Edi Rama nuk kishte fytyre te paraqitej ne ate pritje por ne rrafshin protokollar ai kreu nje akt te turpshem, perçares, te frymezuar nga eterit e tij mizor!
Me kete rast ftoj te gjithe qytetaret, qe me 8 dhjetor te bashkohemi me shume se kurre kunder Edi Rames, perçaresve dhe hajduteve te kombit!”, – shkruante Berisha.
Më pas Berisha ka përcjellë një denoncim nga “qytetari dixhital”, si më poshtë vijon:
“Pershendetje Z.Berisha. E indinjuar pa mase nga keta”te korruptuar” qe po drejtojne kete shtet! Une jam nje qytetare nga Vlora qe punoje prej vitesh ne Spitalin Psikiatrik te Vlores.Po kaloj drejt e ne teme. Ne muajin maj te po ketij viti nga emisioni fiks fare jane kapur ne flangrance 2 mjeket e ketij institucioni Diana Brahimuco si dhe Laureta Selimaj, duke i kerkuar nje qytetari nga Gjirokastra peseqind mije leke per te fituar ndihmen nga shteti pasi ishte invalid pune.
Automatikisht jane larguar nga institucioni. Por mbas 4 muajve… ( se ne kemi shtet jo shaka) mjekja Diana Brahimuco qe eshte turp ta quash keshtu se nuk kane as edukat as etik ne punen e tyre, vjen dhe fillon pune pasi nuk kishte bere asgje thjeshte ne zyren e saj ka numeruar leket ne sy te vete te afermit te pacientit!Pervec faktit qe ajo filloj pune, vendoset gjithashtu shefe e pavionit tr pranimit. Ndersa mjekja nr 2 fillon pune ne date 1 dhjetor. Dhe me paturpesine me te madhe shprehen se sa te kene partine e tyre ne pushtet do te jene perhere ne pune!
Si e bene gjykimin keto gjykata? Po keta ministra te korruptuar qe japin urdher qe keto dy palaco cirku qe kane pire gjakun e njerzve gjysme te vdekur sic jane te perdoruesit shendetit mendor!
Ku eshte ky kryeminister psikopat qe shtratin e ka te lire po aty ne kete spital, ku eshte? Ku e ka Vloren qe po e fundis akoma dhe me shume me keta kulishat e korruptuar!!! Njerzit nuk kane me besim! Jane te lodhur nga cdo gje idjote qe pjelle mendja e nje SKIZOFRENI!”