Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meidani: Ja barsoleta që po qarkullon për ministrin e Ramës

$
0
0

meidani dhe ramaIsh-presidenti Rexhep Meidani, në një shkrim tek Panorama, ku komenton fushatën e fundit të kryeministrit Edi Rama, “Të pastrojmë Shqipërinë”, thotë se pastrimi duhet të nisë nga brenda shtëpisë fillimisht.

Ai tregon edhe një barsoletë që po qarkullon në Tiranë:

“Por, le të kthehemi te një histori humori, që ka filluar të qarkullojë edhe në Shqipëri. Një nga ministrat e kabinetit, të sulmuar dhe akuzuar publikisht, pas mjaft dështimesh, në vend të dorëheqjes, u këshillua të shkonte për vizitë te doktori dhe të bënte një skanim të trurit, duke dyshuar për depresion. Pas skanimit, doktori, duke lexuar pamjet e përftuara, i tha ministrit: “Z. ministër, kam dy lajme të hidhura për ju: së pari, sipas skanimit, unë shoh se truri juaj ka dy anë, anën e majtë dhe anën e djathtë”.

“Ministri, i çuditur nga ky pohim, menjëherë e ndërpreu doktorin: “A nuk është kjo normale, doktor? Unë gjithmonë kam menduar se çdo tru ka dy anë!”… “Pa dyshim”,­ u përgjigj doktori­ “Por, truri juaj është krejt i pazakontë, sepse, në anën e majtë, unë nuk gjej asgjë normale, aty nuk ka asgjë të rregullt. Ndërsa, në anën e djathtë, nuk shoh asgjë, nuk ka pasur apo, ndoshta, nuk ka mbetur më asgjë…”, shkruan Meidani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143