Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama ironizon Palokën për shikimin, deputeti: Ti s’e përdor ‘zorrën’

$
0
0

paloka kuvendKryeministri Edi Rama ka vazhduar apologjinë e tij të buxhetit në parlament duke mos lënë pa thumbur edhe deputetë të veçantë të opozitës.

Duke folur për rrugët në buxhet, edhe pse nuk iu drejtua direkt me emër, Rama la të kuptojë që talljen e kishte të lokalizuar te nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

“Cilën rrugë keni bërë ju? Atë në Shkodër? Kini kujdes se ka midis jush qe vejnë edhe baste dhe e kanë vështrimin e shtrembër dhe mund të humbasin rrugën,” tha Rama.

Kurse kryetari i grupit parlamentar të PD iu përgjigj deklaratës së Edi Ramës se opozita nuk e përdor gojën për atë funksion që i është dhënë, por për gjëra të tjera, duke theksuar: “Rama as gojën dhe as zorrën nuk e përdor për atë qëllim që ia ka dhënë Zoti. Ia kemi thënë edhe herë të tjera”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143