Partia Demokratike publikoi spotin e protestës, duke u fokusuar kryesisht tek pasuria e zyrtarëve qeverisës dhe tek varfëria e qytetarëve.
Spoti nis me pasurinë e Edi Ramës, sipas një raporti të OSBE.
PD do protestojë më 8 dhjetor, në orën 11, për largimin e qeverisë.
Ndërkohë në përfundim të fjalës së tij të shoqëruar me tensione në sallën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se opozita duhet ta harrojë ëndrrën për zgjedhje të parakohshme.
“Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni. Po për sa kohë do vazhdoni të bëni mitingje duke ëndërruar revolucionin do mbeteni te llojet e vjetra të sportit që në fund të ditës do mbeteni vetëm. Që t’u vijnë shqiptarët prapa në atë lloj sporti, ajo kohë iku”, tha Rama.