Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Konventa e FRPD, Basha: Më 8 dhjetor të rrëzojmë qeverinë Rama

$
0
0

bashaKreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë Rama-Meta. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në konventën e FRPD-së së Tiranës në takimin e 20 të votimit për kreun e Forumit Rinor Demokrat, Basha u shpreh se “8 Dhjetori është dita e rrëzimit të qeverisë Rama-Meta”

“Në këtë sallë, më shumë se dje, më shumë se një kohë të gjatë, shoh një ditë të magjishme në fytyrat tuaja, në mendjet tuaja. Çfarë të jetë vallë? Është drita e garës më të bukur dhe të hapur që ka pasur ndonjëherë FRPD-së. Po çfarë tjetër ndriçon?

Unë them se përtej garës ndriçon dhe kurora, dita e madhe e 8 dhjetorit, dita e madhe e lirisë, e nderimit dhe kujtimit për heronjtë e demokracisë, që 25 vite më parë i dhanë fund diktaturës më të madhe komuniste në Evropë. Nderim për ata student, për ata intelektualë, Sali Berishën, Gramoz Pashko, etj.

Nderimi ndrin sot në zemrat e rinisë demokrate që është e vendosur për të marrë stafetën e demokracisë në këtë vend.

8 dhjetori që vjen është dita për të bërë sërish histori, dita e marshimit të madh të protestës dhe e protestës popullore dhe marshimit në bulevard, është dita për shkarkimin e qeverisë së katastrofës kombëtare Rama-Meta”,- u shpreh Basha.

Kreu i PD-së tha më tej se, “asnjë grup shoqëror interesi nuk ka parë një ditë të mirë në këto dy vjet qeverie me përjashtim të një grupi klientelistësh. Të gjithë të zhgënjyer, të nëpërkëmbur, të vjedhur nga qeveria e zullumeve kombëtare.

Të gënjyer të sëmurët që nuk shohin asnjë përmirësim në spitale, por vetëm përkeqësim dhe shohin sesi të afërmit e tyre, në vend që të marrin kujdesin e premtuar falas, përballen me standardet më të zeza.

Të mashtrua, ushtria e të papunëve shqiptarë, që çdo natë u shtohet pasiguria për bukën e fëmijëve. Të lënduar fermerët që janë lënë në mëshirë të fatit dhe motit dhe më keq, atëherë kur arrijnë të mbijetojnë, u del para një qeveri që i godet në treg.

Të cenuar një mori studentësh nga pabesia e Edi Ramës me ligjin korruptiv të arsimit të lartë që privon mijëra student nga pamundësi financiare dhe do të mashtrojë dhjetëra mijë të tjerë nëse do ta lejojmë të vazhdojë.

Të mashtruar, pronarët; të përndjekurit, që janë rivrarë nga Edi Rama me dekorimin që u bëri xhelatëve të diktaturës. Të vjedhur të gjithë në taksa dhe tarifa, që nuk shkojnë në buxhet por në xhepat e një grushti klientelistësh dhe bandën e 40 hajdutëve të Edi Ramës.

Të zhgënjyer edhe socialistësh që shohin se qeveria pasurohet dhe të vetmin që marrin përgjegjësi janë një dorë kriminelësh me damkë.

Të mashtruar dhe pensionistët, I trembur dhe biznesi nga gjobat, taksat, biznesi, kusarët, zuzarët. Ky është realiteti.

Kanë mashtruar dhe dështuar në premtimin për 300 mijë vende pune, për ulje taksash dhe rritje rrogash. Kanë vjedhur paratë e shqiptarëve në shuma marramendëse. Më shumë 770 milionë në prokurorime e tendera, 600 milionë USD vetëm me marrëveshjen e CEZ-it.

Ndaj, vetëm dy ditë para 8 dhjetorit, shqiptarët anembanë bien dakord se pritja për këtë qeveri e m,baroi kohën e saj, se shpresa nuk ka më shpresë dhe Rama – Meta e dogji mandatin e saj dyvjeçar. Ata janë sot rrokullisja, laku në ekonominë e vendit, janë grabitja, korrupsioni dhe eksodi për qindra mijë shqiptarë”.

“Zgjidhja për Shqipërinë është një qeveri teknike për të shpëtuar vendin nga e keqja që e ka mbërthyer dhe ndaj në 8 dhjetor ne nisim maratonën për largimin e qeverisë, me pjesëmarrje masive në protestë, pa u lodhur asnjë çast për arritjen e objektivave tona”,- theksoi në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143