Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ç’bën Kokëdhima 2 orë e gjysëm në bashkinë e Tiranës?

$
0
0

kokedhimaDeputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh Komisari i Jugut Koço Kokëdhima është parë të hyjë në mjediset e bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme.

Kokëdhima ka patur një takim me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave, me kryebashkiakun Erion Veliaj, takim i cili ka zgjatur rreth dy orë e gjysëm.

Menjëherë pas daljes nga zyra e kryetarit, deputeti është ngjitur për në zyrën e Drejtorit të Kontrollit dhe të zhvillimit të territorit.

Nuk kuptohet se cili është qëllimi i takimit të deputetit, i cili nuk është zgjedhur në qarkun e Tiranës që të qajë hallet qytetarëve të kësaj zone, por në atë të Vlorës, ku është bërë edhe Komisar nga PS-ja.

Burime nga bashkia e Tiranës na bëjnë me dije se këshilltarët e Veliajt u rreshtuan në formë nderimi ceremonial teksa Kokëdhima dilte, por ky i fundit nuk i kushtoi vëmendje askujt dhe vazhdoi të shihte ekranin e celularit.

Opozita aktuale, në vitin 2013, nëpërmjet Jorida Tabakut e ka ka akuzuar Kokëdhimën se “….shumica dërrmuese e tenderave të Bashkisë së Edi Ramës, për 11 vjet me radhë kishin përfunduar në thesin e Koço Kokëdhimës. Ky model futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë! Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit Rama – Kokdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Kocos, si t’i kishte parate e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet qe i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës. Por kjo eshte vetëm pjesa e pare”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143