Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se, preferon të punojë me gra dhe vajza, në vend të burrave. Sipas kryeministrit, burrat janë dembelë.
“Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhe të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre. Mos më shikoni me habi.
E ka thënë Çajupi shumë kohë më parë, atëherë kur të tjerët e dinin, por nuk guxonin ta thonin”,- u shpreh kreu i qeverisë.
Por pas kësaj deklarate ka reaguar ish-deputeti, Andis Harasani. Me një postim në Facebook, Harasani pyet kryeministrin Edi Rama se çfarë është ai vetë?