A do krijojë Ben Blushi një parti të re?
Kjo është një pyetje që mundon mediat sociale pas një deklarate të deputetit socialist nga Korça.
Por Spartak Ngjela mendon se qëllimi i Blushit është që të marrë Partinë Socialiste.
“Fakti që Rama ka frikë të bëjë zgjedhje për krytetar partie, shenjat janë se Blushi dhe ekipi i tij duhet të jenë të fortë,” tha Ngjela për gazetën Sot.
I pyetur nëse ka Blushi mbështetje në PS, Ngjela thotë: “Kjo varet për ta investiguar nga ju si gazetarë, sepse ne jemi në politikë, nuk flitet ka apo nuk ka mbështetje, sepse Blushi vetë mund të ketë mbështetës për një tjetër person që ka mbështetje më shumë se Rama në PS”.