Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD vazhdon me emailet e punësimeve, por shihni Tom Doshin

$
0
0

Partia Demokratike vazhdon të trajtojë në konferencat e saj për shtyp punësimet e militantëve në administratë.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani ripublikoi një letër të nëndrejtorit të Burgjeve, drejtuar kryeministrit Edi Rama, që është publikuar më parë nga mediat.

“Kemi sot këtu, një letër konfidenciale që zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skenderi, ia drejton Edi Ramës, ku tregohet se si, në të vërtetë, kryhen punësimet në shtetin e Edi Ramës.

Ky zyrtar i lartë e informon Edi Ramën se nga tetori i vitit 2013 e deri në gushtin e 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë partia socialiste, ndërsa 462 i ka bërë LSI.

Zyrtari i lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.

Ky zyrtar ankohet se disa drejtorë burgjesh, punësojnë njerëz sipas dëshirave të tyre dhe nuk marrin në konsideratë listën zyrtare me emra që i ka çuar Partia Socialiste.

Ai i sugjeron Ramës që Partia Socialiste duhet të marrë nën drejtim burgun e Fierit pasi aty ka 700 vende pune.

Ja pra kush është shteti i Edi Ramës,” tha Ristani.

Ndërkohë një ditë më parë u publikua një email, ku deputeti Taulant Balla u kërkon deputetëve të punësojnë në zyrat elektorale persona që do orientojnë njerëzit e PS për të aplikuar për vendet e lira.

Por shihni pak se kush është në krye të adresave që iu drejtohet Balla: Tom Doshi.

shteti

letra1

letra2

letra3


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143