Ish-kryeministri Berisha përmendi një histori me Emiljano Shullazin, një biznesmen dhe kryeministrin Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha tha se Shullazi kishte kërcënuar pak ditë më parë një biznesmen, të cilit i kërkoi që t’i merrte biznesin.
Më pas, biznesmeni i kërcënuar u takua me kryeministrin Rama dhe i tregoi për atë që i kishte ndodhur, u shpreh Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, përgjigjia e Ramës ishte akoma më e rëndë se ngjarja.
“Shullazi i kërkoi me hanxhar, jo më para, por biznesin e tërë një biznesmeni. Ky biznesmen arrin dhe takon Ramën dhe i thotë kështu kështu ka ndodhur. Cila ishte përgjigjia e Ramës? Përgjigjia ishte: Shullazi vendos për ty. Ka pasur disa shqetësime këto kohë, por mos u shqetëso shumë. As nuk i thotë denoncoje, por i tha mos u shqetëso, ka pasur disa shqetësime. E la në mëshirë të xhelatëve si Shullazi. Të shpëtojmë nga ky njeri një ditë e më parë”, deklaroi Berisha gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët.