Një erë e re po fryn në Shqipëri: politika amerikane po iu flet shqip shqiptarëve me Ambasadorin Lu.
Shqip dhe drejtpërsëdrejti.
Korrupsioni dhe padrejtësia që ka bërë aleancë në bllok është e mundur.
Kot e kanë.
Kot e ka Saliu që kërkon të luftojë me “Mullinjtë e Erës”.
Ka rënë gongu Sali: duhen kthyer paratë e marra; duhen kthyer tokat në bregdet; duhen kthyer apartamentet e shumtë.
Meta s’po e kupton dot që ka marrë fund vjedhja në Shqipëri… ministrat duhet të dorëzohen.
Po gjyqtarët, çfarë presin: me kë do ta përballojnë fshehjen e vjedhjeve keta gjyqtare, me luftën e Saliut më Mullinjtë e Eres?
Vërtet mendojnë se do bëjë Saliu revolucion në Shqipëri, këta gjyqtarë që kanë shitur drejtësinë?
Ka rënë gongu! Mjere ai që s’e dëgjon e nuk dorëzohet me të mirë.
Sa herë që politika amerikane ka hyrë në këtë mënyrë, si ambasadori Donald Lu sot në Shqipëri, kështjellat e diktaturave dhe korrupsionit kanë rënë.
E njëjta gjë do ndodhë edhe në Shqipëri. Por pyetja është kjo: ku ndodhet kryeministri shqiptar, është në pritje të përshkallëzimit amerikan, apo është në rezistencën e binomit Meta – Berisha kundër politikës amerikane?
Nëse qëndron edhe ky derëzi pas Mullinjve të Erës, asgjë nuk ndryshon dot, veç rastit që do bjerë edhe kryeministri ynë bashkë me Mullinjtë e Erës.
Koha së shpejti do ta tregojë. Kush nuk ka veshë, do të përfshihet nga dallga.
Dallga po vjen.