Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Një parti e re nga Shenasi Rama? A funksionon?

$
0
0

shinasi ramaPara disa javësh, Mapo ngrinte çështjen e partive të reja që mund të shfaqen në skenën politike.

A është Shenasi Rama një nga personat që mund të ngrejë një subjekt të ri politik?

Këto ditë ai është shumë aktiv në media, por kryesisht me akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë, Prof.Asc.Dr, Thanas L. Gjika e ka një propozim tek gazeta e shqiptarëve të Amerikës, Illyria.

“Shumë intelektualë, sidomos të përndjekur, midis të cilëve mund të përmend Eugjen Merlikën, Lek Pervizin, Pëllumb Kullën, Mërgim Korçën, Visar Zhitin, etj, përjetuan zhgënjim ndaj Sali Berishës dhe filluan të shkruanin për të treguar gabimet dhe dëmet e berishizmit. Sipas tyre, Sali Barisha dhe stafi i tij nuk mund të drejtonte tranzicionin e shoqërisë shqiptare për të kaluar në një sistem vërtet pluralist demokratik me ekonomi të lirë tregu. Ata kritikuan shkelje të ndryshme të rregullave të lojës politike në pluralizëm dhe shfaqjen e totalitarizmit. Madje pati edhe nga bashkëpunëtorët e afërt të tij, si grupi i mocionistëve që i dolën kundër, por që duke mos pasur ideale dhe karakter të fortë, u ribashkuan përsëri me Berishën duke u kënaqur me poste pushteti. Ndonjë si gazetari Mero Baze, pasi u largua nuk u pajtua më, dhe vijon botimin e gazetës më opozitare ndaj Berishës e berishizmit. Kurse avokati Spartak Ngjela jep sqarime për gabimet e bëra prej gjithë klasës së sotme politike.

Në kuadrin e 25-vjetorit të lëvizjes studentore, Shinasi Rama ka disa muaj që ka shkuar në atdhe së bashku me disa kolegë dhe po përpiqet të dëshmojë mbarimin e kohës së mashtrimit. Në fjalimet e intervistat e tij ai po mëshon tek fakti se Sali Berisha është i pandreqshëm, se berishizmi ka hyrë në historinë e Shqipërisë si mashtrim i pafalshëm i proceseve të tranzicionit. Ndër kohë z. Shinasi Rama duhet të bëjë të qartë qëndrimin e tij edhe ndaj Ilir Metës e partisë së tij LSI, si dhe ndaj kryeministrit të sotëm z. Edi Rama dhe partisë PS, që ky drejton.

Krijimi i një opozite të vërtetë kërkon që të aktivizohen në radhët e saj njerëz të pakorruptueshëm, njerëz që nuk janë përzier, as ata as prindërit e tyre, në detyra pushteti gjatë diktaturës dhe as gjatë këtyre 25 vjetëve të tranzicionit mashtrues.

E ndjej për detyrë morale t’ju bëj thirrje gjithë atyre që ndjehen të zhgënjyer e të pakënaqur ndaj klasës së sotme politike, gjithë të përndjekurve të ndërgjegjes dhe çdo shqiptari të ndershëm që t’i bashkohen lëvizjes së re që po organizon Shinasi Rama, si një lokomotivë, e cila po të vihet mbi shina, mund ta shpjerë popullin shqiptar drejt rigjenerimit politik, moral, shpirtëror dhe ekonomik”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143