Po nuk e kuptove kohën tende, ajo të fundos.
Historia nuk është vetëm një varg-fakte ngjarjesh, por është shfaqja shpirtërore e një populli. Historia do shkruaje për këtë periudhë se, shqiptarëve iu ka qenë grabitur jeta e vërtetë shoqërore: ata sot janë të varfër, dhe nuk e dinë pse; janë të pakënaqur me gjendjen dhe nuk e dinë pse; gënjehen nga hajdutë dhe të paaftë që iu kërkojnë voten, dhe nuk heqin dorë prej tyre; e duan vendin e tyre, por nuk e dinë si ta shfaqin dashurine me personalitet; nuk kanë personalitet individual në Perëndim, sepse s’kanë shtet të pranueshëm, dhe përfaqësohen nga njerëz pa vlere, por nuk dinë si t’i largojnë këta. .. nuk dinë të zgjedhin dhe ankohen!!!
Të gjitha këto formojnë karakterin absurd të jetës sonë. Ka shume pasion, armiqësi brenda shoqërisë shqiptare dhe prandaj vjen dhe triumfon absurdi, kurse e dominojnë gjendjen abuzuesit. Nëse shqiptarët nuk fashitin konfliktet e gjata kohore që kanë mes vetes, nuk do të shpëtojnë dot nga abuzuesit.
Sot ne jemi në cakun e parë kohor të një fenomeni të ri shoqëror, sepse abuzimi, pa vullnetin e tij, ka trokitur në Dyert e Rënda të Bashkimit Europian. Shqiptaret duhet te harrojne dasitë dhe t’i drejtohen mendjes si intelekt i larte, për t’i drejtuar… me kërkesën për t’u ndarë nga krimi që po i drejton. Këtu duhet të fillojë dhe bashkimi shqiptar për të krijuar zhvillimin nëpërmjet mendjes dhe jo pasionit.
Shqiptarët janë vjedhur…vjedhësit duhet të kthejnë paratë e vjedha. Koha e kërkon këtë, por koha duhet kuptuar më arsye. Populli që s’e kupton dot kohën e vet, fundoset nga vetë koha. Kjo ka qenë tragjedia jonë e gjatë shoqerore: na kanë përmbytur kohërat…sepse s’i kemi kuptuar dot ato.