Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Shoqatat: Më 1 janar nuk ka transport urban. Mazniku: Nuk diskutohet rritja e çmimit të biletës

$
0
0

1450869950urbanNga 1 janari 2016 Tirana nuk do të ketë shërbim urban. Përfaqësues të shoqatave të transportit urban janë takuar me kreun e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Në një dalje për mediat ata thanë se u fol për investime në sektorin e transportit publik, për biletat elektronike, për të cilat janë dakord, por këmbëngulin në rritjen e çmimit të biletës.

“Më 1 janar nuk ka transport publik, nuk jemi në gjendje. Nuk ka shërbim. Që nga dhjetori i 2014 nuk kemi çmim bilete, aktualisht punojmë një vit pa çmim bilete”, tha një përfaqësues i shoqatës së transportit.

Ata deklaruan se kanë 4-5 muaj pa u dhënë pagat punonjësve, ndërsa janë zhytur në borxhe dhe kredi.

“Problemi ynë kryesor është çmimi i biletës. Sot kemi arritur atje ku nuk mban më. Dhe nëse është keqkuptuar në konferencë për shtyp, për greva, bëhet fjalë se ne nuk kemi mundësi të vazhdojmë më. Jemi në borxhe. Nuk kemi fuqi ekonomike. Jemi firma private, 7 kompani që po mbajmë 70% të lëvizjes së Tiranës”, thanë ata.

Çmimi i biletës nuk ka qënë pjesë e diskutimit tha nënkryetari i bashkisë Arbër Mazniku. Ai tha se do të ketë një rishpërndarje të linjës së autobusëve.

“Unë besoj që janë shprehur që nuk kemi të bëjmë me kërcënim se sa një situatë në vështirësi financiare dhe po e shohim nga ky këndvështrim. Ne duhet të shohim mënyra që të gjejmë zgjidhje që shërbimi të vijojë të funksionojë”, tha Mazniku.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143