Deputeti “kauboj” Eduart Ndocaj, ka bërë një vizitë surprizë në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të parë nga afër gjëndjen në të cilën ndodhet isntitucioni dhe sesi priten qytetarët.
Më pas Ndocaj ka postuar në profilin e tij në rrjetin social disa nga “gjetjet” e tij në këtë spital, që nga pamjet e kapura, duke mjaft i amortizuar dhe pa kushte higjenike.
Ndocaj ka kritikuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke i bërë thirrje atij që të vërë dorë për të normalizuar gjëndjen.
“Për spitalin e Lezhës ka zëra se mjekët i gjenë në kafene dhe pas orës 11 të drekës nuk përjashtohet mundësia të kenë edhe doza të forta alkooli. Po ashtu, nuk mungojnë edhe raste të mungesës profesionale me pasoja të rënda. Ministri i Shëndetësisë duhet të ndërhyjë për të ndryshuar situatën në Spitalin Rajonal të Lezhës para se të jetë vonë”,- shkruhet në postimin e deputetit “Kaubojs”.
Ja statusi i Plotë i Ndocajt dhe konsatimet e tij për situatën e spitalit rajonalt të Lezhës
“Pas rastit te arrestimit te infermierit te Spitalit Rajonal per shperdorim detyre, deputeti Ndocaj beri nje vizite surprize ne kete spital.
Deputeti Ndocaj fillimisht vizitoje Pavioni i Pediatrise.
Ne kete pavion gjeti keto problematike:
– Dysheke 20 vjecar te pa lare asnjehere. Mund ti shikoni edhe ne fotot. Ne ato dyshek duhet te shtrohen femijet. Imagjinoni pak sikur femijet tane te shtrohen aty. Ne ato kushte i gjetem femijet qe presin te sherohen.
-Serumet dhe shiringat qe mblidhen e hidhen, por jane perdorin disa here. Per me teper keni edhe foto.
-Prinderit apo nenat marrin bombula gazi e blejne vete qemushtin per te ushqyer femijet e tyre. Krejt jashte cdo lloje norme te ushqyeri si dhe te sigurise. Per me teper shikoni fotot.
Pastertia linte shume per te deshiruar. Pra, normat e higjenes. Nenat i lajme me dore vete rrobat e femijeve dhe i vendosin ne ballkone per t’i thare.
Pastaj z. Ndocaj vizitoje pavionin e infektivit. Dicka ishte me mire ne krahasim me pavionin e Pediatrise.
Ndersa tek pavioni i Peadrise gjete njerez me paterica e me kembe ne allci qe prisin qe ne mengjes radhen per te bere viziten.
Ndocaj ka tre dite qe ka kerkuar te takoj Drejtorin e Pergjithshem te Spitalit Rajonal Lezhe dhe nuk eshte e mundur, pasi ne dy telefonata Drejtori s’ ka qene i disponueshem.
Po ashtu mjediset afer hyrjes se Guzhines sic e shikoni ne foto jane aspak te pranueshme.
Per spitalin e Lezhes ka zera se mjeket i gjene ne kafene dhe pas ore 11 te drekes nuk perjashtohet mundesia te kene edhe doza te forta alkoli.
Po ashtu, nuk mungojne edhe raste te mungeses profesionale me pasoja te renda.
Ministri i Shendetesise duhet te nderhyje per te ndryshuar situaten ne Spitalin Rajonal te Lezhes para se te jete vone.