Portali lapsi.al shkruan se Ilir Hoxholli nuk është më Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve.
Sipas sajtit në fjalë, me një vendim të qeverisë në mbledhjen e kësaj të mërkure dhe që pritet të bëhet shumë shpejt publik ai është larguar nga kjo detyrë që e mbante që nga viti 2013.
Lajmi për momentin nuk është zyrtarizuar ende nga qeveria dhe ndaj nuk dihet nëse ai është i vërtetë dhe në rast se po, cilat janë arsyet e shkarkimit.