Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama si Nishani: Flet për Ringjalljen në ditën e Lindjes

$
0
0

rrasa

Para dy vitesh, kur mbajti mesazhin e përvitshëm për Krishtlindjen, presidenti Bujar Nishani u kryqëzua nga mediat e majta.

Jo më kot, presidenti fliste për Ringjalljen në ditën e Krishtlindjes, duke ngatërruar Pashkët me Krishlindjen.

Edhe të enjten, kryeministri Edi Rama foli për Ringjalljen, në ditën e Lindjes.

Kryeministri Edi Rama ishte ndër politikanët e parë që bëri urimin për Krishtlindjet.

Ai vendosi të bëjë urimin për lindjen e Krishtit me rrasën e gurit ku ai u kryqëzua.

“Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve…

GËZUAR KRISHTLINDJET TË GJITHËVE!” shkruan Rama në FB.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143