Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Reforma, Manjani: Njerëzit e Gjyqësorit me halle, jo të gjithë të korruptuar

$
0
0

20151123_153535_23111520-4_5x8rdixMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani merr pjesë një tryezë të organizuar nga gjyqtarët e Shqipërisë në vazhdën e diskutimeve publike për reformën në drejtësi. Ministri Manjani tha gjatë fjalës së tij se jo të gjithë gjyqtarët janë të korruptuar dhe nuk duhet të futen të gjithë në të njëjtin thes.

Ai theksoi gjithashtu se për të bërë një reformë sa më të mirë, duhet një bashkëpunim i gjithanshëm e mbi të gjitha me prokurorët e gjyqtarët, pasi këta të fundit e njohin më mirë situatën se ku “çalon” drejtësia.

“Gjyqtaqët, prokurorët, avokatët janë ata që e dinë se ku pikon çatia e shërbimit ligjor. Kështu që në filozofinë time është e vetmja zgjidhje më e mirë që ne të ndërmarrin reformë të thellë është të punojmë së bashku, ne nga jashtë ju nga brenda.

Çdo vendim Gjykate i dhënë drejtësisht është më i mirë se sa cdo ligj tjetër. Thirrje për të gjithë trupën gjyqësore të prokurorëve që të mos shfokusohen për asnjë arsye në krye të misionit të tyre kushteteus. Në shërbimin gjyqësor ka njerëz me halle, jo të gjithë janë të korruptuar”,- u shpreh ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143