Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, për rritjen e çmimit të biletës së urbanit me 10 lekë, ka reaguar edhe Shoqata e Transportit, e cila edhe pse ka deklaruar se nuk është dakord me çmimin 40 lekë, ka vendosur që mos pezullohet puna në datën 1 janar.
Po ashtu Shoqata e Transportit Urban ka deklaruar se nuk është indeksuar aboneja e studentit.
Përfaqësues te saj thane se do te vazhdojnë negociatat me bashkinë per te arritur një kompromis te ri për zgjidhjen e problemeve te tjera, qe sipas tyre u kane krijuar nje situate te vështire financiare.
Por ndërkohe, shoqata e transportit urban nuk thotë asnjë fjale per përmirësimin e shërbimit.