Kryeministri Edi Rama u është drejtuar shqiptarëve përmes një mesazhi urimi postuar në mediat sociale, ku thekson se reformat e ndërmarra nga Qeveria e tij do të vazhdojnë me shumë vendosmëri gjatë 2016-ës.
Nga ana tjetër, Rama u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që ende nuk kanë mundur të ndjejnë rezultatet e punës së Qeverisë.
Kryeministri Edi Rama, si kartolinë urimi në vigjilje të ndërrimit të viteve, ka zgjedhur postimin e një video-mesazhi në rrjetet sociale, duke prezantuar atë që ai e quan një “album kartolinash”, ku i është bërë një përmbledhje e punës së bërë deri më tani nga qeveria.