Në vigjilje të ndërrimit të vitit, kreu i shtetit, Bujar Nishani ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri të mbarë dhe të begatë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani përtej urimit ka bërë dhe një bilanc të vitit që lamë pas.
Jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as pritshmëritë për vitin e ardhshëm, siç është reforma në drejtësi.
“Vendi ka nevojë për më shumë punë, më shumë shpresë, më shumë pozitivitet. Reforma në drejtësi është imperativ i kohës”, thote mes të tjerave Presidenti Nishani në mesazhin e tij të urimit për vitin 2016.
Ndërkohë në një postim në Fb, Nishani sjell një foto të familjes së tij.