Sali Berisha ka paraqitur dy raste, në të cilat sipas tij, qytetari dixhital ka denoncuar “vjedhjen dhe gjoben me mbifaturim qe Rama nepermjet vasalit te tij ne OSSHE, Ardian Çela, iu ben qytetareve me te ashtuquajturat kontrata provizore, si dhe urdherin e tij per mbifaturim te energjise ne muajt dhjetor-janar, pra per vjedhje masive te qytetareve nepermjet energjise elektrike!”.
Berisha ka paraqitur dy raste për ta dëshmuar pretendimin i tij.
I pari është i mëposhtmi:
“I nderuar z. Sali Berisha.
Me shprese qe do te marr nje pergjigjje nga ju:
Desha te paraqes nje shqetesim ne lidhje me OSHEE . Kohet e fundit OSHEE ka nxjerre nje liste me kontrata te ashtuquajtura provizore, pasi deri dje ishin te rregullta sepse vlenin per te mbledhur leke faturash qe rridhnin nga keto kontrata, shto ketu edhe kamatevonesa dhe gjoba fiktive te cilat u ligjeruan me pseudomerrveshjet , te cilat ishin te njeanshme ashtu si dhe shumica e kontratave te cilat kane dale si provizorenderkohe qe ishin te njeanshme. Po te shikosh kontraten qe sot OSHEE te detyron ta nenshkruash nepermjet presionit qe pas 1 janarit 2016 do te jete me pagese. Ajo vetem kontrate nuk mund te jete pasi ajo eshte vetem nje deklarate e cila detyron kotraktorin e kontrates provizore e cila nuk ekziston pasi pala kontraktore pra klienti nuk ka nje kopje te nenshkruar te saje, te nenshkruaj se mban pergjegjesi per cilesine e investimeve, dhe shkarkon nga pergjegjesia ate qe ne fakt duhet te jete investitori pra OSHEE.
Nuk jam jurist por nuk besoj se egziston ndonje kontrate me titullin DEKLARATE.
JU LUTEM REAGONI !
Me respekt M.K.”
Në rastin e dytë, “qytetari dixhital” shkruan:
“Prsh I nderuar Doktor Berisha.Doja te ndaja me ju shqetesimin se po na mbifaturojn me kilovat te energjis eletrike.Shkojm per me u sqaru asnje sna sqaron na thojn qe ka dhen urdherin Tirana per mbifaturim dhjetor-janar.drejtor I oshe esht saimir rroshi vllai I “Ervin rroshit”me kto gjakpires nuk kemi shpres prandaj mendova tju shkruaja ju.Me respekt A.R, Kavaje”