Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Rama të krijojë edhe çmimin ‘Thithlopa e artë'”

$
0
0

bletaNga Dritan Hila*

Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, është përzgjedhur “Bleta e artë”, në Teatrin e Kukullave të fundvitit.

Që Ogerta nuk ka punë me punën, nuk do as laps, as kalem, mjafton të fusësh hundën në spitalet e Tiranës.

Por meqenëse ka punuar me Ramën në Bashki, kjo mjafton.

Por ka edhe ca më shumë: bashkëshorti i saj ka qenë drejtor kabineti i Genc Rulit, kur ky ishte ministër Bujqësie.

Pra më bletë se kaq nuk ka ku shkon.

Gjithmone në mes të mjaltit.

Ndërkohë do t’i propozoja kryeministrit të shpallte çmimin “Kameleoni prej nikeli”, ku për herë të parë ta merrte Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që nga koha e Saliut të pare dhe deri me sot, ish-delfin i PD në fushatën e 2013, dhe kohët e fundit bashkëpunëtor i ngushtë i Koço Kokedhimës, i cili mund t’i bënte edhe CV-në e dekorimit.

Të krijohej edhe çmimi “Thithlopa”, të cilin për vitin e parë (por nuk është e thënë i fundit), e meriton Erjon Veliaj bashkë me tarafin e biznesmenëve në grupin socialist të këshilltarëve të Bashkisë, për ngritjen e çmimit të biletave të shërbimit urban.

Mirëseerdhe 2016-të në vendin ku qeveris vetëm paraja dhe tarafi, e nuk ka ideale dhe parime.

*Status i publikuar në FB


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143