Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Nishani nuk ka pse merr leje, por…”

$
0
0

Tokë e xanunVazhdon debati për pushimet e presidentit Bujar Nishani.

Ndërkohë që kreu i shtetit po pushon si turist i thjeshtë në Shëngjin, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Kamelia Vojka thotë se presidenti mund të pushojë në disa rezidenca pa marrë leje.

Bëhet fjalë për rezidencat në Vlorë, Durrës dhe Pogradec.

Ndërkohë janë publikuar edhe korrespondencat e Nishanit me këtë drejtori.

Presidenti kërkoi rezidencën e Dhërmiut për pushime nga data 11 deri në 31 korrik.

Por DSHQ i bëri të ditur se kjo rezidencë po rikonstruktohet pasi ka lagështi dhe myk.

Atëherë Nishani kërkon vilën nr.1 në Vlorë, por DSHQ i thotë se ajo do përdoret nga kryeministri Edi Rama, pasi ai bën edhe aktivitete zyrtare aty.

Sipas DSHQ, Nishani mund të pushojë në vilën nr.6 në Vlorë, në Durrës ose në Pogradec.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143