Riformatim i Qeverise rrit efikasitetin dhe energjitë për sfidat e reja- Ministria e Emigracionit është domosdoshmëri për kohën
Flitet për riformatim te Qeverise, për rifreskim. Kjo nuk duhet ta tremb as PS e as shumicën.
Me mbylljen e 2015 dhe me bilancin e gjysmës së parë të Mandatit është koha për të bërë një analizë për sukseset dhe dështimet e çdo Ministrie. Ka ministri që mund të funksionojnë më mirë e ndoshta kjo mund të arrihet duke zëvendësuar ministrat që janë përgjegjësit kryesor të zbatimit të politikave të Kryeministrit.
Po ashtu me rastin e mundësisë se riformatimit të Qeverisë duhet të shikohet seriozisht krijimi i Ministrisë se Emigracionit, e cila forcon dhe realizon me lehtë projektin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për regjistrimin e emigrantëve.
Po ashtu kjo Ministri duhet të përgatis mundësitë dhe terrenin për aplikimin e mundshëm të Votës të Emigranteve.
Nuk mundet të mos ketë Ministri Emigracioni, sepse gjysma e popullsisë është në emigracion. Kjo është minimalja që mund të bëhet për emigrantët.
Unë, për shkak të historisë time si emigrant dhe sipërmarrës që në 15 vite aktivitet kam pasur me kontrata të përhershme ose të përkohshme rreth 10 mijë punëtore, jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë e të jap kontributin tim për këtë ministri.