Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meta flet për vilën e tij dhe të Argita Berishës në Gjirin e Lalzit

$
0
0

meta1Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i pyetur sot gjatë një interviste në News 24, foli edhe për pasuritë e tij, që shkaktuan polemika kur u vunë në diskutim përpara dissa muajsh nga Zëri i Amerikës.

“Nuk ka asgjë të keqe që një politikan të bëjë pushime të Gjiri i Lalzit dhe jo në Dubai”, – tha Meta.

Lidhur me vilën dhe apartamentet që zotëron familja Meta, kryetari i Kuvendit tha se janë pasuri të gruas së tij, të trashëguara nga familja e saj, nga ana e mamasë.

Meta nuk la pa përmendur faktin se “të gjithë e dinë se vjehrra ime ka jetuar një kohë të caktuar me familjen tonë, pasi na ka rritur edhe fëmijët”.

Duke folur më tej për vilat e politikanëve të tjerë apo të fëmijëve të tyre në Gjirin e Llazit, Meta tha: “Është turp që flitet dhe spekullohet për Vilën, e Metës, të Argitës, apo të Shkelzenit. Kur e ka blerë Argita tokën ku ka ndërtuar vilën, unë e di shumë mirë, pronari iu lutej që ta blinin disa njerëz dhe vlera ishte asgjë. Jetojmë me spekullime”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143