Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ruçi, me Range Rover 100 mijë euro për të bërë reformën në drejtësi

$
0
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është fotografuar sot nga LSA duke hyrë në Kryesinë e Kuvendit, pas një mbledhjeje të grupit të ekspertëve të përzgjedhur nga palët politike, për të shqyrtuar draftin e reformës në drejtësi.

Kryetari i grupit parlamentar në PS është një aktor i rëndësishëm në kuadër të reformës së shumëpritur në drejtësi.

Ruçi është shfaqur me një automjet tip Range Rover, të cilin sipas të gjitha gjasave e ngiste vetë, sikurse mund të dallohet nga dera e hapur e shoferit, ku ai sapo ka dalë, si dhe nga një çelës veture që mban në dorë.

Nga një vështrim i shpejtë në portalin prestigjoz të automjeteve “Quattroruote”, rezulton se automjetet Range Rover nisin, në rastin më të mirë, nga vlera fillestare prej 96 mijë eurosh, për të shkruar deri në 166 mijë euro.

Me sa duket Z. Ruçi ka përzgjedhur një veturë luksoze britanike, si mjet lehtësimi për të dhënë një kontribut efikas për reformën në drejtësi.

Vetëm se ka parkuar pak keq në mjediset e Kuvendit dhe është detyruar të shkelë mbi bar që të rikthehet sërish në trajektore të sigurtë.

Në vend të Range Roverit, ka përfunduar Gramozi off-road….

ruci2 ruci1 range ruci


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143