Edhe pse ndodhet në një turne në Azi, në vende si Sri Lanka dhe Singapori, ku ka qenë i ftuar nga George Soros për të ndarë me këto vende përvojat e tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka gjithsesi mendjen te detyra.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka përcjellë një video me dekorin e Tiranës gjatë festave të fund-vitit.
“Tirana me përmasa njerëzore. Faleminderit gjithë atyre që punuan për të zbukurur Tiranën për festat. I heqim për t’i rikthyer akoma më bukur në fundvit. Dhe një faleminderit speciale për Mentorin, Irditin, Alvisin, Arianin e Ennion për këtë kartolinë fantastike”, – shkruan Veliaj.