Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meta është “OK”, e garanton këshilltari i tij

$
0
0

Meta okNë këto ditë vendimtare për fatet politike dhe sociale të vendit, debati për reformën zgjedhore është në fazat e tij kulmore.

Mosmarrëveshja aktuale e shfaqur është ajo mes opozitës dhe Partisë Socialiste, që nuk janë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së grupit që do të hartojë ndryshimet kushteteuese që do të lypsë reforma në drejtësi.

LSI nuk ka shprehur ende me vendosmëri rezerva apo qënderime kundër propozimeve të ekspertëve të majtë, por sidoqoftë është shprehur pro një procesi politik për këto ndryshime, ndëryshe nga PS, që kërkon që reforma të kalojë nga duart e ekspertëve.

Takimi i fundit i Ramës në zyrën e Metës, nuk u shoqërua me asnjë buzeqeshje dhe gaz dhe situata mes tyre duket e tensionuar.

Gjithsesi, në momente delikate e tensioni, njerëzit më të afrët i shprehin mbështetjen dhe solidarizohen shpeshherrë më Ilir Metën, si në rastin në fjalë, kur këshilltari i tij për mediat Emiljano Aleksi, ka publikuar një foto ku Meta me gishtin e madh duket sikur thotë se çdo gjë është “OK”.

meta1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143