Spartak Ngjela, me rastin e 548 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i ka lëshuar një thirrje të fortë kryetarit të bashkisë së Tiranës, pa lënë mënjanë akuzat e rënda për liderin aktual të opozitës, Luzim Basha, që e drejtoi bashkinë e kryeqytetit para Velisë.
“Zoti Erjon Veliaj…Si sot, 548 vjet më parë, ù nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu…dhe filloi rrenimi historik i shoqërisë shqiptare. Të kujtoj se Monumentin e Heroit, ne Sheshin e Tij ne Tirane, otomanët që lanë Bashkinë e Tiranës, e kanë “futur në pyll” që të mos duket. Shkuli me ceremonial ato pemë, z. Kryetar!… se janë një turp historik…Dhe jepu mundësinë shqiptarëve të shohin Heroin e tyre që e kanë simbolin parësor të ekzistencës së Shtetit të vet” – ka qenë thirrja në formë revolte e Ngjelës.