Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Denoncimi i zv.ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, lulishtja po bëhet pallat!

$
0
0

selim belortajaZëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja, ka lëshuar akuza të forta sot nga profili i tij në Facebook, lidhur me atë që i ka të gjitha gjasat të duket si një shehs i i ri dhe i “papritur”

Ja çfarë shkruan Belortaja në profilin e tij në Facebook:

Farsën dhe spektaklin hipokrit e kemi gjithandej rreth nesh. Ama s’ka fushë ku kjo hipokrizi të shfaqet më mirë e më lexueshëm se sa tek… parku i gjelbër i Tiranës.

Sloganit (gjithaq hipokrit) “t’i kthejmë hapësirat qytetarëve” aty… i bie maska thuajse përditë. Mjafton që dikush t’i vijë rrotull vijës kufitare të Parkut.

Ja, ky gërmimi këtu po gëlltit sot një ish-sipërfaqe të Parkut. Mu përballë filologjikut. 2 vjet para aty ishin pemët. Pemët i thau… Parkingu! Ujin e morën lavazhet! U rrethua me një rrugë. E cila gjoja do dilte… te Stadiumi Qemal Stafa. Nuk doli.

Ngeli deri aty, dmth vetëm sa i bëri privatit infrastrukturën rrethuese. Pardje filluan fadromat. Dikush tha… lulishte!! Mua ma ndjeu pak zemra. Sot shoh që ka filluar “gropa”!!!

Ky qenka kuptimi “hapësirën e gjelbër qytetarëve”!!?

Tirana


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143